Evropa me masa të reja pas shfaqjes së Omicron
https://parstoday.ir/sq/news/world-i118784-evropa_me_masa_të_reja_pas_shfaqjes_së_omicron
Kryeministri britanik, Boris Johnson përshkroi masat e reja të coronavirusit gjatë një konference për shtyp. Njoftimet vijnë mes frikës për variantin e ri të COVID-19, Omicron, i cili raportohet se shumë shpejt shpërndahet në krahasim me variantet e tjera.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 09, 2021 16:24 Europe/Tirane
  • Evropa me masa të reja pas shfaqjes së Omicron

Kryeministri britanik, Boris Johnson përshkroi masat e reja të coronavirusit gjatë një konference për shtyp. Njoftimet vijnë mes frikës për variantin e ri të COVID-19, Omicron, i cili raportohet se shumë shpejt shpërndahet në krahasim me variantet e tjera.

Johnson tha se Anglia do të “kalojë në planin B” dhe do të rifusë udhëzimet për të punuar nga shtëpia nga e hëna, si dhe vendosja e obligueshme e maskave, përfshirë ambientet e mbyllura. Britania e Madhe do të prezantojë gjithashtu pasaportat e vaksinave në disa vende. Ndërkohë, Gjermania regjistroi numrin e saj më të lartë të vdekjeve ditore nga coronavirusi që nga muaji shkurt teksa lufton për të vënë nën kontroll një valë të katërt të pandemisë. Gjithsej 69,601 infeksione të reja u raportuan gjersa 527 njerëz të tjerë vdiqën në 24 orët e fundit, sipas Institutit Robert Koch (RKI), qendra kombëtare e sëmundjeve dhe kontrollit. Kjo shënoi numrin më të lartë ditor të vdekjeve që nga 18 shkurti, kur pati 534 vdekje brenda një dite. Vendi ka regjistruar 104,047 vdekje shkaku i virusit që prej shpërthimit të pandemisë. Edhe Danimarka ka vendosur kufizime të reja për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të variantit Omicron. Kryeministrja e vendit, Mette Frederiksen deklaroi se nga 15 dhjetori do mbyllen shkollat fillore dhe nga mesnata e së premtes, do të mbyllen baret dhe restorantet. Përveç kësaj, kryeministrja daneze u bëri thirrje danezëve që të punojnë nga shtëpia. Danimarka u bë vendi i parë në Evropë, e cila hoqi të gjitha kufizimet anti-Covid në 10 shtator, pasi 80% e popullsisë mbi 12 vjeç ishin të vaksinuar me të dyja dozat.  Kryeministrja Frederiksen ka thënë se qeveria do shmangte rivendosjen e kufizimeve, por javët e fundit rastet e reja kanë qenë në rritje dramatike.Të mërkurën, Danimarka regjistroi mbi 6 600 raste të reja, shifra të cilat nuk ishin shënuar që në pikun e pandemisë në vitin 2020. Mbi 1,5 milionë qytetarë evropianë kanë humbur jetën nga Covid-19.