Sërish grushtime në parlamentin e Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i118786-sërish_grushtime_në_parlamentin_e_turqisë
Debati për buxhetin në parlamentin turk ka përfunduar me sherr mes deputetëve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 09, 2021 16:24 Europe/Tirane
  • Sërish grushtime në parlamentin e Turqisë

Debati për buxhetin në parlamentin turk ka përfunduar me sherr mes deputetëve.

Gjegjësisht, derisa po diskutohej për buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pati një përleshje mes deputetëve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet dhe partisë kryesore opozitare, Partisë Popullore Republikane (CHP). Një deputeti i CHP-së iu drejtua ministrit të Brendshëm, Suleyman Soylus gjersa e pyeti për Sezgin Baran Korkmaz, një biznesmen turk që është i burgosur në Austri, i cili përballet me një sërë akuzash në Turqi dhe SHBA, duke përfshirë pastrim parash, ryshfet dhe mashtrim, raporton sozcu. Duke ndërhyrë mes të dyve, nënkryetari i grupit parlamentar të CHP-së dhe nënkryetari i CHP-së, Veli Agbaba, u përpoqën të qetësonin situatën, por ishte e kotë. Më shumë deputetë iu bashkuan debatit, i cili u përshkallëzua në fjalosje dhe ofendime verbale. Pas sharjeve të ndërsjella të deputetëve, filloi edhe qërimi i hesapeve me grushtime. Më pas seanca u ndërpre. Parlamenti turk nuk është i panjohur me sherret dhe pothuajse të gjitha seancat janë të mbushura me polemika. Muajin e kaluar, disa mosmarrëveshje shpërthyen në dhunë fizike gjatë bisedimeve për buxhetin në parlamentin turk.