Ligji racist dhe kundër azilit u miratua në Parlamentin Britanik
Dhoma e Komunave me 298 vota pro dhe 231 kundër miratoi të mërkurën ligjin e diskutueshëm "Shtetësia dhe Kufijtë".
Sipas ligjit, Sekretari i Brendshëm Britanik mund të revokojë shtetësinë e qytetarëve jo të bardhë pa njoftim paraprak. Gjithashtu ai mund të parandalojë hyrjen e azilkërkuesve në vend. Qeveria e Londrës pretendon se ligji do të ndihmojë vendin të kontrollojë kufijtë e tij dhe të parandalojë hyrjen e emigrantëve të paligjshëm. Sipas ligjit, rregullat kundër imigracionit do të forcohen më tej dhe azilkërkuesit do të duhet të aplikojnë për azil jashtë Britanisë, veçanërisht azilkërkuesit që synojnë të hyjnë në Britani me varka të vogla përmes Kanalit Anglez do të përballen me vështirësi shtesë. Qeveria mund të ndalojë azilkërkuesit në mes të detit në mënyrë që ata të mos mund të hyjnë në Britani. Pas daljes së Britanisë nga BE, Londra ka intensifikuar politikat e saj kufizuese të imigrimit dhe azilit, me theks të veçantë në parandalimin e azilkërkuesve që hyjnë nëpërmjet Kanalin Anglez. Çështja është bërë burim tensioni mes Britanisë dhe Francës, me incidente të shpeshta që përfshijnë fundosjen e varkave me azilkërkues. Tani, me miratimin e ligjit të diskutueshëm kundër azilit, qeveria e Londrës po përpiqet t'i trajtojë ato në Kanalin anglez dhe kjo sigurisht që do të sjellë incidente të reja për azilkërkuesit në të ardhmen. Por një aspekt tjetër i ligjit të diskutueshëm "Shtetësia dhe Kufijtë" është dimensioni i tij racist. Ligji parashikon që qeveria britanike mund të heqë shtetësinë e qytetarëve jo të bardhë. Kjo jo vetëm që nënkupton diskriminimin e qytetarëve dhe klasifikimin e tyre si të bardhë apo jo të bardhë, por gjithashtu cenon të drejtat e njeriut dhe dispozitat e Kartës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Kjo ka çuar në protesta në Britani, madje edhe në Dhomën e Komunave. Në këtë drejtim, Komiteti për të Drejtat e Njeriut i Dhomës së Komunave paralajmëroi gjatë prezantimit të projektligjit të qeverisë konservatore se ky projektligj është në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Duke kritikuar ashpërsimin e ligjeve kundër imigracionit në Britani, Imran Hussein, një deputet i Bradfordit, e pyeti Boris Johnson se kur do të dëbonte njerëz si ai ndërsa debatonte për projektligjin në Dhomën e Komunave. Imran Hussein tha: "Me këto ligje të propozuara nga qeveria, të gjithë deputetëve jo të bardhë së shpejti mund t'u hiqet shtetësia dhe kur do të jetë koha që do të më përjashtoni nga Prlamenti". Bërja e kësaj pyetjeje nga një anëtar i Dhomës së Komunave është gjithashtu një shenjë e padrejtësisë dhe diskriminimit të hapur. Sipas ligjit, qeveria e Londrës me çdo pretekst mund t'u heqë të drejtën e nënshtetësisë qytetarëve jo të bardhë, edhe nëse ata janë anëtarë të Dhomës së Komunave dhe gëzojnë imunitet parlamentar. Interesant është fakti se përveç një numri anëtarësh të partisë konservatore në pushtet në parlament, edhe Boris Johnson në përgjigje të këtij deputeti tha: “Këto fjalë janë të turpshme dhe duhen marrë mbrapsht”. Kështu, Partia Konservatore dhe Kryeministri britanik, në vend që të shprehin turp për paraqitjen dhe miratimin e një ligji të tillë, kanë kërkuar nga viktimat e mundshme të këtij ligji, të kërkojnë ndjesë!