Evropa e shqetësuar nga pasojat e pushtimit të Ukrainës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i118832-evropa_e_shqetësuar_nga_pasojat_e_pushtimit_të_ukrainës
Nëse Rusia vendos të pushtojë Ukrainën, konflikti do të përhapet edhe më tej në Europë, paralajmëron një zyrtar i lartë i inteligjencës perëndimore i cituar nga CNN.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 10, 2021 16:22 Europe/Tirane
  • Evropa e shqetësuar nga pasojat e pushtimit të Ukrainës

Nëse Rusia vendos të pushtojë Ukrainën, konflikti do të përhapet edhe më tej në Europë, paralajmëron një zyrtar i lartë i inteligjencës perëndimore i cituar nga CNN.

“Të mos tregohemi të verbër”, tha për gazetarët zyrtari që preferoi të mbetej anonim. “Nëse Rusia hedh një hap të tillë, ajo do të ndërmarrë veprime edhe kundër anëtarëve të NATO-s. Do të ishte marrëzi të mendosh se lufta mund të kufizohet në një komb”, u shpreh ai. Oficeri më i lartë ushtarak i Britanisë, ndan të njëjtin mendim. Për admiralin Tony Radakin, tha se pushtimi do të ishte në një shkallë, e cila nuk është parë në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore. Oficeri e përshkroi grumbullimin e trupave ruse pranë kufirit me  Ukrainën si “thellësisht shqetësues”. Pavarësisht paralajmërimeve nga SHBA dhe aleatët e saj të NATO-s se çdo pushtim i Ukrainës nga Rusia do të kishte “pasoja të rënda ekonomike”, ushtarët e Moskës nuk kanë lëvizur nga vendi. Sipas shërbimeve inteligjente perëndimore, Rusia deri më tani ka stacionuar gati 100,000 trupa të pozicionuar pranë kufirit me Ukrainën, bashkë metanke dhe artileri. Washingtoni thotë se deri në fund të janarit, numri i tyre mund të shkojë në 175 mijë.