Washington Post pretendon: Rusia furnizon Iranin me satelit të avancuar
Dhjetor 11, 2021 05:58 Europe/Tirane
Një gazetë amerikane pretendoi se Rusia po furnizon Teheranin me satelitë të avancuar.
Washington Post raportoi të premten se: Sateliti rus Kanopus-V, i pajisur me një kamerë me rezolucion të lartë, ka të ngjarë të lëshohet nga Rusia në muajt e ardhshëm. Sipas Washington Post, ky satelit lejon monitorimin e vazhdueshëm të objekteve si rafineritë e naftës në Gjirin Persik, bazat ushtarake izraelite dhe bazat ushtarake irakiane. Në disa prej këtyre bazave janë vendosur forcat amerikane.
Tags