Gjermania mbështet veprimet e ashpra të Polonisë kundër emigrantëve
Kancelari i ri i Gjermanisë gjatë vizitës në Poloni dhe takimit me kryeministrin e këtij vendi, ka deklaruar se Polonia ka punuar në interes të Evropës.
Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka shkruar se Olaf Scholz, kancelari i ri i Gjermanisë, të dielën në mbrëmje pas vizitës në Paris dhe Bruksel, ka shkuar në Poloni dhe në Varshavë është takuar me Mateusz Morawiecki, kryeministrin e Polonisë.
Olaf Scholz në këtë takim ka deklaruar mbështetjen për veprimet e Polonisë kundër emigrantëve dhe ka thënë: “Në këtë rast Polonia ka vepruar në interes të Evropës dhe e meriton që vendet e tjera të shprehin solidaritet me të”.
Kryeministri i Polonisë duke vazhduar akuzat ndaj qeverisë së Bjellorusisë, deklaroi: “Qeveria e Bjellorusisë ka përdorur njerëzit si mburojë për mbështetje dhe armë”.
Shtetet perëndimore kanë akuzuar Bjellorusinë se kishte projektuar krizën e emigrantëve nëpërmjet mashtrimit të emigrantëve për të shkuar drejt vendeve evropiane. Kjo çështje gjithashtu konsiderohet si veprim hakmarrës të Bjellorusisë ndaj Evropës për shkak të sanksioneve të BE-së.