Gjermania dëbon dy diplomatë rusë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i119120-gjermania_dëbon_dy_diplomatë_rusë
Gjermania thirri ambasadorin rus dhe dëboi dy diplomatë pasi operativi i dyshuar i FSB-së u shpall fajtor për vrasjen e vitit 2019 që ndodhi në qendër të Berlinit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 15, 2021 16:23 Europe/Tirane
  • Gjermania dëbon dy diplomatë rusë

Gjermania thirri ambasadorin rus dhe dëboi dy diplomatë pasi operativi i dyshuar i FSB-së u shpall fajtor për vrasjen e vitit 2019 që ndodhi në qendër të Berlinit.

Një gjykatë në Berlin dënoi sot me burgim të përjetshëm shtetasin rus, Vadim Krasikov për vrasjen e çeçenit, Zelimkan Kangoshvili në vitin 2019 në një park të kryeqytetit gjerman. Prokurorët besojnë se Krasikov ka vepruar me urdhër të agjencisë ruse të sigurimit shtetëror FSB, raporton dw. Pas vendimit të mërkurën, ministrja e re gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok, tha se ministria e saj kishte ftuar ambasadorin rus, Sergei Nechayev. “Ne i thamë atij se dy anëtarë të stafit të ambasadës do të shpalleshin persona non grata”, tha Burbock. Duke komentuar vendimin e së mërkurës, Moska tha se ishte një vendim “politik” pas “ndjenjës së përgjithshme anti-ruse”.