Ukraina kërkon nga Bashkimi Evropian të vendosë sanksione ndaj Rusisë
Presidenti i Ukrainës ka deklaruar se Bashkimi Evropian pa pritur sulmin e mundshëm të Rusisë kundër Ukrainës, të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Volodymyr Zelensky, presidenti i Ukrainës, duke pretenduar se Ukraina është e gatshme të hyjë në negociata për reduktimin e tensioneve me Rusinë, tha se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, deri më tani nuk ka pranuar të ulet në tryezën e bisedimeve.
Presidenti i Ukrainës shtoi: “Për Kievin është me rëndësi që të vendosen sanksionet kundër Rusisë para se të fillojë konflikti, për arsye se nëse sanksionet vendosën pas fillimit të konfliktit, esencialisht do ta humbin kuptimin e vet”.
Ndërkohë Boris Johnson, kryeministri i Britanisë dhe Analena Barbuk, ministrja e punëve të jashtme të Gjermanisë, ditën e mërkurë në vazhdën e atmosferës propagandistike të Perëndimit kundër Rusisë, pretenduan se një sulm i mundshëm ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës do të ishte katastrofal dhe do të bëhet shkak për vendosjen e një pakoje të sanksioneve ekonomike shumë të ashpra nga ana e Londrës dhe aleatëve të saj ndaj Rusisë.
Njëkohësisht me këtë në reagim ndaj dislokimit të forcave ushtarake të Rusisë në kufijtë lindor të Ukrainës, Kievi ka vazhduar praninë e forcave të NATO-s deri në fund të vitit të ardhshëm. Si rezultat do të shtohet numri i forcave të NATO-s, avionëve e helikopterëve në Ukrainë. Në bazë të një ligji të miratuar ditën e martë në Ukrainë, në vitin e ardhshëm forcat e NATO-s kanë leje të dislokohen në Ukrainë për tërë vitin me 4000 trupa ushtarake që gjysma e tyre janë amerikane dhe të qëndrojnë në territorin e Ukrainës.