Në periudhën e pandemisë Korona janë shtuar problemet psikologjike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i119270-në_periudhën_e_pandemisë_korona_janë_shtuar_problemet_psikologjike
Gati dy vite kanë kaluar që nga fillimi i përhapjes së pandemisë së virusit Korona ndërkohë që psikologët dhe specialistët e fushës së shëndetit psiqik anë e mbanë botës kanë paralajmëruar për shtimin e problemeve psikologjike të njerëzve gjatë kësaj periudhe.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 18, 2021 12:37 Europe/Tirane
  • Në periudhën e pandemisë Korona janë shtuar problemet psikologjike

Gati dy vite kanë kaluar që nga fillimi i përhapjes së pandemisë së virusit Korona ndërkohë që psikologët dhe specialistët e fushës së shëndetit psiqik anë e mbanë botës kanë paralajmëruar për shtimin e problemeve psikologjike të njerëzve gjatë kësaj periudhe.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në bazë të rezultateve të studimeve që janë publikuar në revistën evropiane “European Neuropsychofharmacology”, mësohet se problemet psikologjike duke filluar nga stresi e deri te depresionet e mundshme dhe prirjet drejt vetëvrasjes për shkak të gjendjes së trazuar psikologjike; janë regjistruar si probleme më të shpeshta psikologjike gjatë kësaj periudhe. Këto studime janë kryer mbi 55 mijë persona nga 40 vende të ndryshme të botës gjatë periudhës së pandemisë së virusit Korona.

Gjithashtu në raportin “Rezultatet e studimeve ndërkombëtare të shëndetit psikologjik të Covid-19 për shoqëritë e përgjithshme “COMET-G”, gjithashtu thuhet: “Janë regjistruar 17.8% e depresioneve të mundshme dhe 16.7% e stresit të shpeshtë”.

Në bazë të statistikave të paralajmërimit botëror, është paraqitur kërkesa e përgjithshme nga qeveritë për të shqyrtuar në mënyrë më serioze çështjen e shëndetit psikologjik të njerëzve gjatë periudhës së pandemisë së virusit Korona. Kjo është në kohën kur Elek Von Houf, psikolog nga Belgjika dhe specialist në fushën e stresit dhe depresionit, në vitin 2020 gjatë një interviste me kanalin televiziv BBC, ka paralajmëruar në lidhje me pasojat e pandemisë së virusit Korona për shëndetit psikologjik dhe ka thënë: “Karantina dhe kufizimet e vendosura për shkak të përhapjes së virusit Korona janë sprova më e madhe psikologjike në historinë e njeriut”.

Në një raport tjetër të publikuar me titull “Health at a Glance”, thuhet se personat të cilët kanë humbur punën e tyre ose janë përballur me probleme financiare më shumë se njerëzit e tjerë në përgjithësi gjatë krizës së pandemisë së virusit Covid-19, janë përballur me stres dhe depresion më të madh. Sipas këtij raporti, “ky trend ka ekzistuar edhe para krizës së pandemisë Korona, mirëpo siç duket në periudhën e pandemisë Korona, në disa vende të botës ka marrë një dinamizëm më të madh. Sidomos shëndeti psikologjik i të rinjve gjatë periudhës së pandemisë Korona ka pësuar dëme shumë më serioze.

Në këtë kuadër, sipas raportit të shoqatës së internetit dhe kompanisë së burimeve njerëzore OCC në botë, 49% e të rinjve të moshës 18-29, faktorin më të rëndësishëm të stresit e kanë konsideruar orarin e punës dhe ambientin e punës. Specialistët kanë paralajmëruar se nëse nuk ndërmerren veprimet e kujdesit të nevojshëm për t’u përballur me këtë valë të problemeve psikologjike, me siguri se do të krijohen probleme serioze siç është ndërrimi i punonjësve, mungesa dhe aksidentet e punës dhe shpenzimet e larta mjekësore.