Ushtari polak pohon se ka hapur zjarr drejt emigrantëve
(last modified Mon, 20 Dec 2021 15:00:50 GMT )
Dhjetor 20, 2021 16:00 Europe/Tirane
  • Ushtari polak pohon se ka hapur zjarr drejt emigrantëve

Një ushtarë i Polonisë i cili ka kërkuar strehim në Bjellorusi, ka rrëfyer sjelljen dhe veprimet shumë të dhunshme të ushtarëve polakë ndaj emigrantëve.

Emil Çeçeku ushtari 25 vjeçar i Polonisë i cili javën e kaluar ka kërkuar strehim dhe azil në Bjellorusi, ditën e hënë në një intervistë me kanalin televiziv Russia 24, ka thënë se është kundër sjelljes dhe politikave të qeverisë së Polonisë ndaj emigrantëve.

Emil Çeçeku ka thënë: "Sjellja e ushtarëve të Polonisë ka qenë shumë e ashpër dhe e dhunshme me emigrantët të cilët kishin për qëllim të kalojnë kufirin e Bjellorusisë dhe Polonisë dhe të shkojnë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian".

Emil Çeçeku ishte nga brigada 16 e ushtrisë së Polonisë i cili në muajin nëntor ishte dërguar në zonën kufitare të këtij vendi për ta mbrojtur kufirin e Polonisë me Bjellorusinë dhe pasi ka kaluar korridorin kufitar Tushomalia, ka hy në Bjellorusi dhe ka kërkuar strehim atje.

Ndërkohë prokurori i përgjithshëm i Bjellorusisë ka hapur disa dosje për të hetuar krimet dhe veprimet e paligjshme të ushtarëve dhe forcave të sigurisë së Polonisë kundër emigrantëve në kufirin e Polonisë me Bjellorusinë.

Tags