Burgosen trafikantët brutalë të emigrantëve drejt Anglisë
(last modified Tue, 28 Dec 2021 18:57:55 GMT )
Dhjetor 28, 2021 19:57 Europe/Tirane
  • Burgosen trafikantët brutalë të emigrantëve drejt Anglisë

Tre trafikantë qeniesh njerëzore janë kapur në Francë pasi kishin postuar në rrjetet sociale video të rrezikimit të jetës së emigrantëve duke kaluar ngushticën drejt Anglisë.

Ata u burgosën dje për rolin e tyre në trafikun mizor të emigrantëve që arrinte në shuma përfitimi prej 1.5 milionë $. Trafikantët kishin ndihmuar në kalimin ilegal drejt Anglisë të 545 njerëzve për një periudhë pesë-javore kësaj vere, sipas dokumenteve gjyqësore të raportuara nga mediat vendase. Deri në 83 njerëz ngjeshesheshin në gomonet e pasigurta, në atë që prokurorët quanin neglizhencë totale të trafikantëve për jetën njerëzore. Dënimi i tyre vjen pak ditë pas tragjedisë me 27 emigrantë të vdekur nga mbytja e barkës së tyre në brigjet franceze, të cilat i shtohen qindra jetëve të tjera të humbura në tentativat tragjike të kalimit të ngushticës në dy dekadat e fundit.

 

Tags