Mbyllja e dyerve të shtatë vendeve evropiane ndaj Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i119928-mbyllja_e_dyerve_të_shtatë_vendeve_evropiane_ndaj_turqisë
Për shkak të përshpejtimit të zgjerimit të variantit Omicron në Turqi, shtatë vende evropiane kanë pezulluar deri në një njoftim të dytë fluturimet drejt këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 30, 2021 16:25 Europe/Tirane
  • Mbyllja e dyerve të shtatë vendeve evropiane ndaj Turqisë

Për shkak të përshpejtimit të zgjerimit të variantit Omicron në Turqi, shtatë vende evropiane kanë pezulluar deri në një njoftim të dytë fluturimet drejt këtij vendi.

Holanda, Italia dhe Luksemburgu, Kroacia, Zvicra, Islanda dhe Italia janë ndër vendet evropiane që kanë anuluar të gjitha fluturimet drejt Turqisë dhe kanë refuzuar të pranojnë fluturime turke. Vlen të theksohet se pas rritjes së numrit të pacientëve me Covid-19 në Turqi, sipas ministrit të Shëndetësisë Fakhreddin Koca, më shumë se 10% e tyre janë të lidhur me variantin Omicron, një sërë universitetesh turke kanë ndryshuar aktivitetin e tyre nga arsimi në prani, në arsimin në distancë, ndërsa vendi ka filluar zbatimin e disa kufizimeve për tu përballur me valën e re të koronavirusit. Sipas statistikave të fundit zyrtare, në 24 orët e fundit, në Turqi janë infektuar me Covid-19 mbi 36684 persona dhe kanë vdekur 142 persona.