Përkujtimi i gjeneral Sulejmani në Moskë
Ceremonia përkujtimore me rastin e dyvjetorit të martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani dhe Abu Mahdi Al-muhendis u zhvillua në Qendrën Islamike të Moskës, kryeqytetin e Rusisë.
Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se në ceremoninë përkujtimore me rastin e dyvjetorit të martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani dhe Abu Mahdi Al-Muhendis, komandantëve të rezistencës, e cila u zhvillua në Qendrën Islamike të Moskës, morën pjesë një numër i madh i personaliteteve të ndryshme shtetërore, politike, kulturore, studentë dhe dashamirës të Frontit të Rezistencës nga Rusia, Irani, Republika e Azerbajxhanit, Iraku, Siria, Libani dhe Afganistani.
Jugni Goncharov, një prej komandantëve të forcave të sigurisë së Rusisë, në këtë ceremoni në emër të forcave të armatosura të Rusisë, lexoi mesazh ngushëllimi të Sergei Survojkin, komandantit të forcave ajrore-hapësinore të Rusisë, drejtuar gjeneral Amir Ali Haxhizade, komandantit të forcave ajrore-hapësinore të Gardës Revolucionare të Iranit, me rastin e dyvjetorit të martirizimit të komandantëve të rezistencës gjeneral Kasem Sulejmani dhe Abu Mahdi Al-Muhendis.
Në vazhdim të kësaj ceremonie, Kazem Xhalali, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Rusi, në fjalën e tij në këtë ceremoni, e përshkroi gjeneralin e martirizuar Kasem Sulejmani si simbol i jetës njerëzore për amshim dhe tha se Haxh Kasem Sulejmani është një e realitet i pavdekshëm i cili do të qëndrojë gjallë deri në amshim.
Gjithashtu një grup i të rinjve myslimanë të Rusisë me rastin e dyvjetorit të martirizimit të komandantëve të rezistencës, kanë organizuar një paradë makinash të zbukuruar me fotografi të gjeneral Kasem Sulejmani dhe Abu Mahdi Al-Muhendis para ambasadës së Amerikës në Moskë. Një grup tjetër i të rinjve në një pjesë tjetër të qytetit të Moskës gjatë tubimi protestues kanë djegur flamurin e Amerikës dhe të regjimit fals sionist.
Vlen të theksohet se gjeneral Kasem Sulejmani i cili më 3 janar të vitit 2020, me ftes zyrtare të autoriteteve të Irakut, kishte shkuar për vizitë në Bagdad, së bashku me Abu Mahdi Al-Muhendis, zv/komandantin e forcave të mobilizimit vullnetar popullor “Hashd Sha’bi” të Irakut dhe tetë shoqëruesve të tyre, u martirizuan nga një sulm ajror i forcave agresore dhe terroriste amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit në Irak.