Rusia nuk është optimiste për bisedimet me SHBA-të  
https://parstoday.ir/sq/news/world-i120556-rusia_nuk_është_optimiste_për_bisedimet_me_shba_të
Kremlini tha se raundi i parë i bisedimeve me Shtetet e Bashkuara për Ukrainën nuk dha terren për optimizëm dhe se negociatat e mëtejshme janë të nevojshme për të lehtësuar tensionet midis dy palëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 11, 2022 15:56 Europe/Tirane
  • Rusia nuk është optimiste për bisedimet me SHBA-të  

Kremlini tha se raundi i parë i bisedimeve me Shtetet e Bashkuara për Ukrainën nuk dha terren për optimizëm dhe se negociatat e mëtejshme janë të nevojshme për të lehtësuar tensionet midis dy palëve.

Duke folur në një konferencë shtypi në Moskë të martën, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i përshkroi bisedimet e së hënës në qytetin e Gjenevës si "pozitive" dhe tha se negociatat ishin mbajtur në një "mënyrë të hapur, thelbësore dhe të drejtpërdrejtë". Peskov, megjithatë, tha se nuk kishte vend për optimizëm dhe se situata do të ishte më e qartë pas raundeve të tjera të bisedimeve. Edhe zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov deklaroi se Moska nuk është optimiste në bisedimet me SHBA-të. “Ne u shpjeguam kolegëve tanë se nuk kemi plane, nuk kemi synime për të sulmuar Ukrainën”, tha zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov pas takimit me nënsekretaren e DASH Wendy Sherman . Të dyja palët ranë dakord të vazhdojnë përpjekjet për të ulur tensionet. Sidoqoftë, nuk pati asnjë shenjë të një progresi të madh pas bisedimeve. SHBA ka thënë se do të kishte sanksione nëse Rusia do të sulmonte Ukrainën. Rusia në anën tjetër ka paralajmëruar SHBA-në që mos “nënvlerësojnë rreziqet” e përfshira në konfrontimin e Moskës me Perëndimin. Zëvendës Sekretarja e Shtetit e SHBA, Wendy Sherman i përshkroi bisedimet si diskutime “të sinqerta dhe të drejtpërdrejta” të krijuara për të inkurajuar një kuptim më të mirë të shqetësimeve të sigurisë të secilës palë.