Moska: Amerika nuk do të vendosë për fatin e Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i120858-moska_amerika_nuk_do_të_vendosë_për_fatin_e_sirisë
Rusia sapo ka lëshuar një paralajmërim të ashpër për amerikanët dhe vartësit e tyre në Siri: Amerika nuk do të vendosë për fatin e Sirisë, tha Lavrov.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 16, 2022 16:25 Europe/Tirane
  • Moska: Amerika nuk do të vendosë për fatin e Sirisë

Rusia sapo ka lëshuar një paralajmërim të ashpër për amerikanët dhe vartësit e tyre në Siri: Amerika nuk do të vendosë për fatin e Sirisë, tha Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se në vitin 2019, kur Shtetet e Bashkuara zhgënjyen aleatët e tyre kurdë sirianë përballë agresionit turk, këta të fundit, të frustruar me Uashingtonin, shpresonin se Rusia do të ndërmjetësonte për bisedime të hapura mes tyre dhe qeverisë së Damaskut. Ai shtoi se me zgjatjen e pranisë së ushtrisë amerikane në Siri, këta kurdë të njohur si Forcat Demokratike Siriane, kanë hequr dorë nga ideja për të hyrë në një dialog me Damaskun. “Sigurisht, nuk janë Shtetet e Bashkuara ato që do të vendosin për fatin e Sirisë. Shtetet e Bashkuara, si çdo vend tjetër në botë, duket se flasin për një angazhim për ruajtjen e integritetit territorial të Sirisë, por në praktikë po nxitin veprimet separatiste në lindje të Eufratit”, vuri në dukje diplomati i lartë rus, duke këmbëngulur në rëndësinë e dialogut me Damaskun. Ky paralajmërim rus vjen në një kohë kur Turqia ka intensifikuar aksionin e saj në veri të Sirisë, dukshëm në harmoni totale me boshtin SHBA/NATO/Izrael. Kështu, presidenca turke raportoi një bisedë telefonike, të premten, më 14 janar, mes presidentit turk dhe kryeministrit britanik për zhvillimet në Siri dhe Ukrainë.