OKB shpreh shqetësimin për sulmet e koalicionit saudit në Sanaa
https://parstoday.ir/sq/news/world-i121014-okb_shpreh_shqetësimin_për_sulmet_e_koalicionit_saudit_në_sanaa
Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin për sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në Sanaa në Jemen që kanë vrarë disa civilë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 19, 2022 08:58 Europe/Tirane
  • OKB shpreh shqetësimin për sulmet e koalicionit saudit në Sanaa

Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin për sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në Sanaa në Jemen që kanë vrarë disa civilë.

Sipas IRNA të mërkurën në mëngjes, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së,  Stephen Dujarric tha se Sekretari i Përgjithshëm u kujtoi të gjitha palëve detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar humanitar për të mbrojtur civilët, në përputhje me parimet e proporcionalitetit, dallimit dhe kujdesit.

 Ai shtoi se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së u bëri thirrje edhe një herë të gjitha palëve që të ushtrojnë përmbajtje maksimale dhe të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve dhe konflikteve në Jemen.

Dymbëdhjetë persona u vranë dhe 11 u plagosën në sulmet ajrore gjatë natës nga koalicioni saudit në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, raportuan burimet e lajmeve të martën në mëngjes.

Aktualisht po punohet për gjetjen e viktimave të sulmit nga nën rrënojat dhe puna e ndihmës po kryhet ngadalë ndërsa sulmet vazhdojnë.

Më 6 mars 2015, Arabia Saudite nisi një ofensivë në shkallë të gjerë kundër Jemenit në formën e një koalicioni të disa vendeve arabe, me ndihmën dhe dritën jeshile të Shteteve të Bashkuara.

Pushtimi i Arabisë Saudite në Jemen deri më tani ka vrarë më shumë se 14,000 jemenas të pafajshëm dhe ka shkatërruar infrastrukturën e tij.