Wall Street Journal: Irani është një superfuqi energjetike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i121294-wall_street_journal_irani_është_një_superfuqi_energjetike
Gazeta amerikane The Wall Street Journal shkroi se Republika Islamike e Iranit është një superfuqi energjetike dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të arrijnë një marrëveshje me Iranin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 24, 2022 04:32 Europe/Tirane
  • Wall Street Journal: Irani është një superfuqi energjetike

Gazeta amerikane The Wall Street Journal shkroi se Republika Islamike e Iranit është një superfuqi energjetike dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të arrijnë një marrëveshje me Iranin.

Wall Street Journal raporton se politika armiqësore e Uashingtonit ndaj Teheranit tani është kthyer në Shtëpinë e Bardhë, duke i detyruar Shtetet e Bashkuara të arrijnë një marrëveshje me Iranin. Zyrtarët në administratën e presidentit aktual Joe Biden e kanë pranuar vazhdimisht gjatë muajve të fundit dështimin e politikës së presionit maksimal, duke thënë se ata synojnë të rikthejnë Shtetet e Bashkuara në marrëveshjen bërthamore; Por deri më tani ata kanë refuzuar të ndërmarrin hapat e nevojshëm për t'u kthyer në këtë marrëveshje. Republika Islamike e Iranit, si një vend përgjegjës, ka deklaruar vazhdimisht se duke qenë se Shtetet e Bashkuara janë palë në shkeljen e marrëveshjes, Uashingtoni është ai që duhet t'i kthehet marrëveshjes duke hequr sanksionet dhe se përmbushja e detyrimeve të SHBA-së, duhet verifikuar. Teherani, natyrisht, ka theksuar se nuk është në nxitim që Shtetet e Bashkuara të kthehen në marrëveshje.