Putin e Victor Orban mbajnë bisedime partneriteti
https://parstoday.ir/sq/news/world-i121778-putin_e_victor_orban_mbajnë_bisedime_partneriteti
Teksa tensionet vijojnë përshkallëzimin në lindje të Evropës, presidenti rus Vladimir Putin ka pritur sot kryeministrin hungarez Viktor Orban për bisedime në Moskë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 01, 2022 16:26 Europe/Tirane
  • Putin e Victor Orban mbajnë bisedime partneriteti

Teksa tensionet vijojnë përshkallëzimin në lindje të Evropës, presidenti rus Vladimir Putin ka pritur sot kryeministrin hungarez Viktor Orban për bisedime në Moskë.

Mediat ruse thanë se dy liderët, që kanë të dy nga më shumë se një dekadë në post, u përshëndetën miqësisht, pasi Putin tha se preferonte takime reale në vend të telefonatave. Presidenti rus theksoi rëndësinë e marrëveshjeve energjitike që mbajnë të lidhura të dyja vendet. “Megjithë pengesat, volumi tregtar është rritur me 30% në 11 muajt e fundit. Kjo është një shenjë e mirë dhe projektet afatgjata po vijojnë, siç është ndërtimi i impianteve bërthamore energjitike”, tha Putin. Ai shtoi se Rusia e Hungaria kanë nënshkruar kontrata afatgjata sipas të cilave kombi i BE merr gaz rus me çmim të reduktuar deri në vitin 2036. Ai shtoi se Hungaria blen gazin me çmim rreth pesë herë më të lirë se tregu evropian. Orban tha se në Evropë shumë njerëz i tremben një krize energjitike prandaj Hungaria është mirënjohëse për kontratën e gazit me Rusinë. Në lidhje me krizën në Ukrainë, Orban u kritikua nga disa opozitarë në vend për pranimin e ftesës së Putin, por kryeministri ishte përgjigjur se kërkon si prioritet një “marrëdhënie të balancuar ekonomike me Rusinë”. Hungaria më parë ka kritikuar Ukrainën për politikat ndaj disa grupeve etnike në vend, duke përfshirë mes tyre etni ruse e hungareze.