Mbërrijnë në Poloni përforcimet ushtarake amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i122002-mbërrijnë_në_poloni_përforcimet_ushtarake_amerikane
Pas grumbullimit  ushtarak rus në kufirin me Ukrainën, mbërritën sot në bazën ushtarake në Rzeszow në Poloninë juglindore, trupat e para amerikane, për përforcimin e aleatëve të NATO-s në Evropën Lindore.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 06, 2022 16:30 Europe/Tirane
  • Mbërrijnë në Poloni përforcimet ushtarake amerikane

Pas grumbullimit  ushtarak rus në kufirin me Ukrainën, mbërritën sot në bazën ushtarake në Rzeszow në Poloninë juglindore, trupat e para amerikane, për përforcimin e aleatëve të NATO-s në Evropën Lindore.

Një aeroplan i vogël me një grup anëtarësh të administratës ushtarake amerikane u ul mëngjesin e sotëm në aeroportin e zonës, sipas një burimi ushtarak polak, ndërsa përgatitjet vazhdojnë në bazën ushtarake, e cila ndodhet pranë kufirit polako - ukrainas. Rreth 1,700 trupa, kryesisht parashutistë të Divizionit të 82-të Ajror, do të vendosen në Poloni nga Fort Bragg, Karolina e Veriut, "në ditët në vijim, njoftojnë burime ushtarake amerikane. Sipas Pentagonit, një njësi  me automjete të blinduara luftarake M1128 Stryker dhe rreth 1000 anëtarë të ushtrisë amerikane me bazë në qytetin gjerman Wilczek do të vendosen në Rumani, me trupa shtesë amerikane që mbërritën në Gjermani dje. Ministrat e mbrojtjes të NATO-s pritet të diskutojnë forcimin e forcave ushtarake të aleancës në takimin e tyre të ardhshëm, planifikuar për në 16 dhe 17 shkurt.