Holandezët protestojnë kundër rikthimit të kufizimeve të Koronavirusit
Një numër qytetarësh holandezë protestuan të dielën kundër vendimit të qeverisë për të rikthyer kufizimet për kontrollin e pandemisë, certifikimin e detyrueshëm të vaksinimit dhe marrjen e detyrueshme të vaksinës kundër kovidit.
Sipas Sputnik, autoritetet holandeze janarin e kaluar lehtësuan disa kufizime duke autorizuar rihapjen e dyqaneve, restoranteve, hoteleve, kinemave, teatrove dhe muzeve. Megjithatë, vizitorëve në këto vende publike iu kërkua të siguronin një certifikatë vaksinimi, një certifikatë kurimi për sëmundjen e Covid-19 ose një test negativ. Vendet evropiane kanë bërë presion për masa dhe kufizime më të rrepta që nga fillimi i shkurtit, në përpjekje për të inkurajuar më shumë njerëz që të vaksinohen dhe, në disa raste, t'i detyrojnë ata ta bëjnë këtë. Megjithatë, pas Britanisë dhe Danimarkës, Franca, Norvegjia dhe më pas Finlanda dhe Suedia kanë reduktuar masat e tyre të kufizimeve paraprake.