Zjarri përfshin impiantin e prodhimit të parave në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i122178-zjarri_përfshin_impiantin_e_prodhimit_të_parave_në_francë
Një zjarr i ashpër ka shpërthyer në një fabrikë të shtypjes së parave mëngjesin e sotëm në Francë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 09, 2022 19:51 Europe/Tirane
  • Zjarri përfshin impiantin e prodhimit të parave në Francë

Një zjarr i ashpër ka shpërthyer në një fabrikë të shtypjes së parave mëngjesin e sotëm në Francë.

Pamjet dramatike tregonin tymin që ngrihej nga impianti i shtypjes së kartmonedhave të “Banque de France” në Chamalières, mëngjesin e të mërkurës. Zjarri kishte nisur në një zonat “me akses të kufizuar” të fabrikës, shkruante e përditshmja vendase Le Bien Public. Rreth 400 njerëz ishin evakuuar teksa rreth 70 zjarrfikës po punonin për shuarjen e zjarreve që prej orës 10.00 24 persona besohet se ishin plagosur lehtë dhe katër ishin dërguar në spital, përfshi dhe dy zjarrfikës, thuhej në një raport të prefekturës. Deri në mesditë autoritetet thanë se zjarri ishte vënë nën kontroll. Shkaku i zjarrit është ende i paditur dhe hetimet kanë nisur.