Zvicra destinacioni i dytë i delegacionit taleban
(last modified Thu, 10 Feb 2022 07:10:43 GMT )
Shkurt 10, 2022 08:10 Europe/Tirane
  • Zvicra destinacioni i dytë i delegacionit taleban

Pas vizitës në Norvegji, delegacioni i talebanëve i kryesuar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë udhëtoi të mërkurën për në Zvicër.

Sipas TOLOnews, zëdhënësi i talebanëve Bilal Karimi tha se përfaqësues të institucioneve të ndryshme, përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë, të Brendshme dhe të Mbrojtjes, kanë udhëtuar në Zvicër me ftesë zyrtare të qeverisë zvicerane. Qëllimi i vizitës është të ofrojë më shumë ndihmë humanitare për popullin e Afganistanit. Organizata "Thirrja e Gjenevës" me bazë në Zvicër, e cila punon për mbrojtjen e civilëve në vendet e shkatërruara nga lufta, po organizon një takim për Afganistanin, i cili do të vazhdojë deri të premten. Një delegacion nga talebanët kishte udhëtuar më parë në Norvegji ku filloi bisedimet me përfaqësues të shoqërisë civile afgane. Kjo ishte vizita e parë zyrtare e talebanëve në Evropë që nga kthimi i tyre në pushtet në Afganistan dhe një nga temat kryesore të diskutimit me talibanët në Oslo ishte situata e të drejtave të njeriut në Afganistan.

 

Tags