Kryeqyteti i Jemenit u bombardua nga avionët luftarakë sauditë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i122336-kryeqyteti_i_jemenit_u_bombardua_nga_avionët_luftarakë_sauditë
Koalicioni agresor saudit bombardoi të shtunën në mëngjes zona të ndryshme të provincës Sanaa, kryeqytetit të Jemenit. Në Jemen vazhdon seria e krimeve të kryera nga koalicioni agresiv saudit kundër civilëve.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 12, 2022 07:08 Europe/Tirane
  • Kryeqyteti i Jemenit u bombardua nga avionët luftarakë sauditë

Koalicioni agresor saudit bombardoi të shtunën në mëngjes zona të ndryshme të provincës Sanaa, kryeqytetit të Jemenit. Në Jemen vazhdon seria e krimeve të kryera nga koalicioni agresiv saudit kundër civilëve.

Avionët agresorë sauditë bombarduan zona të ndryshme të Sanaas mëngjesin e kësaj të shtune. Në të njëjtën kohë, pjesë të provincës Taiz u vunë në shënjestër të avionëve luftarakë sauditë.  Burimet jemenase thanë se gjatë sulmeve, nga sauditët janë bombarduar kryesisht zona të banuara. Sulmet erdhën pasi Yahya Sari, një zëdhënës i Forcave të Armatosura të Jemenit, më herët tha: "Në Operacionin Stuhia e Jemenit 3, sulmoi thellësitë e Emirateve të Bashkuara Arabe". Në operacion, ushtria jemenase me raketa Zulfiqar shënjestroi objektiva strategjikë në Abu Dhabi. Ky zëdhënës i Forcave të Armatosura të Jemenit vuri në dukje se gjithashtu u bombarduan objektivat kritike në qytetin e Dubait të Emirateve të Bashkuara Arabe.  Bombardimi i Dubait u krye nga dronët Samad 3.  Ne deklarojmë edhe një herë se Emiratet e Bashkuara Arabe do të mbeten të pasigurta për sa kohë që do të marrin pjesë në agresionin kundër Jemenit, tha Sari.