Putin: Rusia nuk dëshiron luftë në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i122538-putin_rusia_nuk_dëshiron_luftë_në_evropë
Presidenti Vladimir Putin në një konferencë për shtyp pas takimit me kancelarin gjerman në Moskë, është pyetur nëse ai mund të përjashtojë mundësinë e luftës në Evropë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 15, 2022 15:52 Europe/Tirane
  • Putin: Rusia nuk dëshiron luftë në Evropë

Presidenti Vladimir Putin në një konferencë për shtyp pas takimit me kancelarin gjerman në Moskë, është pyetur nëse ai mund të përjashtojë mundësinë e luftës në Evropë.

Duke iu referuar komenteve të mëparshme të kancelarit Scholz, ai tha se brezi i tij nuk mund ta imagjinojë luftën në Evropë. Ai theksoi se Rusia është e gatshme të “vazhdojë bisedimet” për çështjet e raketave, por nuk do të pranojmë zgjerimin e NATO-s deri në kufijtë tanë, pasi e konsiderojmë si një kërcënim. Putin deklaroi se Gjermania është një ndër partnerët kryesorë të Kremlinit. Olaf Scholz, nga ana e tij, shtoi se është e nevojshme “të gjendet një zgjidhje paqësore për krizën. Një luftë në Evropë është e paimagjinueshme”. Ajo që shqetëson Gjermaninë (dhe jo vetëm) është prania e “aq shumë trupave në kufi” me Ukrainën. Kancelari gjerman theksoi se integriteti territorial i Ukrainës është “i panegociueshëm”, duke deklaruar se bisedimet mes palëve nuk duhet të vijnë nga një rrugë qorre. Gjermania u gjend në një situatë të vështirë përballë kërcënimit të një pushtimi rus të Ukrainës. Ajo është edhe anëtare e NATO-s edhe një partnere e rëndësishme tregtare e Rusisë. Gjermania është kritikuar gjithashtu për refuzimin për t’i shitur armë Kievit, pasi rajoni është një zonë konflikti aktive.