Biden do të kërkojë mbi 770 miliardë dollarë buxhet ushtarak
https://parstoday.ir/sq/news/world-i122644-biden_do_të_kërkojë_mbi_770_miliardë_dollarë_buxhet_ushtarak
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do t’i kërkojë Kongresit amerikan një buxhet të mbrojtjes me më shumë se 770 miliardë dollarësh, duke qenë se Pentagoni dëshiron të modernizojë ushtrinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 17, 2022 16:25 Europe/Tirane
  • Biden do të kërkojë mbi 770 miliardë dollarë buxhet ushtarak

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do t’i kërkojë Kongresit amerikan një buxhet të mbrojtjes me më shumë se 770 miliardë dollarësh, duke qenë se Pentagoni dëshiron të modernizojë ushtrinë.

Buxheti i ri mund të tejkalojë atë të kërkuar nga ish-presidenti, Donald Trump. Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit kanë rënë dakord që buxheti i mbrojtjes për vitin e ardhshëm fiskal, i cili fillon më 1 tetor, duhet të jetë më shumë se 770 miliardë dollarë. Por shuma e saktë është ende duke u diskutuar përpara se një kërkesë zyrtare t’i dërgohet Kongresit. Buxheti i planifikuar i mbrojtjes përfshin pagat për punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes, fondet për tanket dhe aeroplanët F-35 të prodhuara nga Lockheed Martin, fonde për programet e armëve bërthamore dhe financime për aktivitetet e agjencive të tjera që lidhen me departamentin e mbrojtjes kombëtare. Një burim i Pentagonit tha se modernizimi i programit bërthamor është i pashmangshëm për shkak të planeve të Pentagonit për të vazhduar investimet në kërkimin dhe zhvillimin e armëve bërthamore, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të jenë gati për konflikte të mundshme të ardhshme me Kinën dhe Rusinë. Buxheti i mbrojtjes i përpiluar prej administratës së Trumpit kapte shifrat e 752.9 miliardë dollarëve. Kongresi më pas e rriti atë numër me 25 miliardë dollarë, për të arritur përfundimisht në 778 miliardë dollarë për vitin fiskal 2022.