Trupat e Gardës Kombëtare të SHBA u vendosën në Uashington
https://parstoday.ir/sq/news/world-i122942-trupat_e_gardës_kombëtare_të_shba_u_vendosën_në_uashington
Qindra trupa të Gardës Kombëtare të SHBA u vendosën në Uashington nga frika e mbërritjes së kamionistëve protestues amerikanë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 23, 2022 16:20 Europe/Tirane
  • Trupat e Gardës Kombëtare të SHBA u vendosën në Uashington

Qindra trupa të Gardës Kombëtare të SHBA u vendosën në Uashington nga frika e mbërritjes së kamionistëve protestues amerikanë.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi se rreth 400 anëtarë të Gardës Kombëtare do të vendosen në qytet nga 26 shkurti deri më 7 mars 2022 me kërkesë të policisë së Uashingtonit. Ndërkohë, kamionistët protestues synojnë të hyjnë në kryeqytetin amerikan në të njëjtën kohë kur presidenti amerikan Joe Biden do t'i drejtohet Kongresit më 1 mars. Më herët, revista amerikane Hill raportoi se administrata e Presidentit Joe Biden mund të përballet me mundësinë që kamionistët të protestojnë për kufizimet e koronavirusit  ngjashëm me atë që ndodhi në Kanada.