Trupat e Gardës Kombëtare të SHBA u vendosën në Uashington
Shkurt 23, 2022 16:20 Europe/Tirane
Qindra trupa të Gardës Kombëtare të SHBA u vendosën në Uashington nga frika e mbërritjes së kamionistëve protestues amerikanë.
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi se rreth 400 anëtarë të Gardës Kombëtare do të vendosen në qytet nga 26 shkurti deri më 7 mars 2022 me kërkesë të policisë së Uashingtonit. Ndërkohë, kamionistët protestues synojnë të hyjnë në kryeqytetin amerikan në të njëjtën kohë kur presidenti amerikan Joe Biden do t'i drejtohet Kongresit më 1 mars. Më herët, revista amerikane Hill raportoi se administrata e Presidentit Joe Biden mund të përballet me mundësinë që kamionistët të protestojnë për kufizimet e koronavirusit ngjashëm me atë që ndodhi në Kanada.
Tags