Hezbollah: Vendet arabe duhet të mësojnë nga zhvillimet në Ukrainë
Një anëtar i Këshillit Qendror të Hezbollahut libanez i quajti zhvillimet në Ukrainë një mësim për elementët amerikanë dhe vendet arabe që normalizojnë marrëdhëniet me regjimin sionist.
Në krizën aktuale midis Ukrainës dhe Rusisë, ajo që është bërë e qartë është se mbështetja e Perëndimit për Ukrainën do të mbetet e kufizuar në vendosjen e sanksioneve të reja dhe të ndryshme kundër Rusisë dhe Perëndimi i udhëhequr nga SHBA nuk do të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Rusisë sepse këtë nuk e she në përputhje me interesat e veta. Sipas uebsajtit të lajmeve Al-Jadeed, Sheikh Nabil Kavuk, një anëtar i këshillit qendror të Hezbollahut, tha të dielën se Boshti i Rezistencës ka qenë në gjendje të rrisë fuqinë e tij ushtarake si nga aspekti sasior, ashtu edhe cilësor dhe tani është në pozicionin e tij më të fortë dhe droni Hassan ishte një surprizë në një kohë kur Boshti i Rezistencës nuk kishte ndërmend të habiste armikun. Duke iu referuar zhvillimeve në Ukrainë dhe Rusi, ky anëtar i Hezbollahut tha se elementët amerikanë në Liban duhet të mësojnë nga ajo nga zhvillimet në Ukrainë, sepse Shtetet e Bashkuara i inkurajojnë aleatët e tyre të përfshihen në konflikt dhe pastaj i lënë ata të vetëm. Më herët, Sejed Hashem Safieddine, kreu i Këshillit Ekzekutiv të Hezbollahut, tha se Ukraina ishte një shembull tjetër i zakonit të SHBA-së për të tradhtuar dhe braktisur aleatët e tij. Kriza e Ukrainës dëshmoi se Republika Islamike e Iranit dhe forcat e Rezistencës, të cilat po theksojnë forcimin e aftësive të tyre ushtarake dhe nuk janë të gatshme të negociojnë me fuqitë perëndimore për fuqinë e tyre ushtarake, janë në rrugën e duhur. Realiteti i krizës në Ukrainë është fakti se siguria nuk mund të tregtohet kurrë.