Evropianët do të paguajnë çmim të lartë për sanksionet kundër Rusisë
Kryetari i Dumas së Rusisë në reagim ndaj shpalljes së sanksioneve të Amerikës ndaj naftës së Rusisë, deklaroi: "Evropianët do të paguajnë çmim të lartë për sanksionet e vendosura kundër Rusisë dhe është Uashingtoni ai që ka përcaktuar një fat të tillë për vendet evropiane.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Viçislav Volvodin, kryetari i Dumas së Rusisë, në reagim ndaj sanksioneve të Amerikës kundër naftës së Rusisë, deklaroi: "Qeveria e Amerikës përgjatë gjithë javës ka marrë vendime të cilat nuk janë miqësore për vendin tonë. Aktualisht me vendosjen e sanksioneve kundër transportuesve të lëndëve të energjisë së Rusisë, Uashingtoni synon ta pushtojë tregun e Evropës".
Ambasadori i Rusisë në Uashington gjithashtu të martën ka deklaruar se produktet e energjisë së Rusisë, janë produkte konkurrence dhe me cilësi të lartë dhe pas ndalimit të importimit të tyre në Amerikës, Moska ka vend tjetër ku mund t'i drejtojë ato në destinacione të tjera.
Vlen të theksohet se presidenti amerikan Joe Biden ditën e martë njëkohësisht me shtimin e tensioneve globale me Moskën si pasojë e operacioneve ushtarake të Rusisë në Ukrainë, ka deklaruar se Uashingtoni ka vendosur në shënjestër sektorin më kryesor të ekonomisë së Rusisë dhe ka shpallur të ndaluar të gjithë importimet e naftës, gazit dhe energjisë nga Rusia.