Associated Press: Amerika ka konfiskuar dy ngarkesa të naftës së Iranit
Agjencia amerikane e lajmeve Associated Press në një raport të saj ka pretenduar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfiskuar dy anije transportuese të naftës të dyshuara se transportonin naftën e Iranit nën heshtjen informative.
Agjencia e lajmeve Associated Press pretendoi se “këto anije transportuese të naftës janë pjesë e një plani të ndërlikuar për t’u përballur me sanksionet që përfshinë dokumentacion fals dhe ngjyrosjen përsëri të fronit të anijes për të mbuluar ngarkesat e paligjshme”.
Sipas këtij raporti, detajet e konfiskimit të cilat nuk ishin raportuar më parë, kanë ekzistuar në një dosje civile federale që muajin e kaluar pasi anijet nën administrim të kompanive greke me urdhër të autoriteteve ligjore të Amerikës kishin zbrazur ngarkesën e tyre me vlerë mbi 38 milionë dollarë në Huston dhe Bahama, janë liruar nga konfiskimi.
Associated Press gjithashtu duke shpjeguar detajet e pretenduara, shtoi: “Konfiskimi i këtyre ngarkesave nga ana e Amerikës ka ndodhur në vjeshtën e vitit 2020”.
Ky raport është publikuar në kohën kur qeveria amerikane e Joe Biden pretendon se nëpërmjet negociatave të Vjenës, synon të ringjallë marrëveshjen bërthamore me Iranin e cila përfshinë heqjen e sanksioneve kundër eksportit të naftës së Iranit, mirëpo deri më tani nuk ka ndërmarrë kurrfarë veprimi në këtë drejtim.