Zyrtari rus: Perëndimi po përshkallëzon konfliktin me mbështetjen ushtarake për Ukrainën
Përfaqësuesi i Rusisë në Kombet e Bashkuara theksoi se qeveria ukrainase po i pengon civilët të largohen nga zona e konfliktit përmes kalimeve humanitare.
Rusia ka nisur një ofensivë ushtarake kundër Ukrainës që nga 24 shkurti. Sipas Rusisë, sulmi i saj ndaj Ukrainës nuk është fillimi i një lufte, por një përpjekje për të parandaluar një luftë botërore. Moska ka paralajmëruar vazhdimisht vendet perëndimore për armatosjen e Ukrainës, si dhe injorimin e thirrjeve për abuzimin e të drejtave të njeriut dhe sulmeve nga forcat ukrainase ndaj rusëve që jetojnë në Ukrainën lindore. Sipas Sputnik, përfaqësuesi i Rusisë në Këshillin e Sigurimit, Vasily Nebenzia, gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të premten në mëngjes tha se fushata për të përhapur gënjeshtra dhe dezinformata për Ukrainën po vazhdon dhe se "kemi dëgjuar shumë dezinformata". Nebenzia tha se qyteti i Mariupol ishte bërë një burim dezinformimi për regjimin ukrainas, duke shtuar se që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Ministria ruse e Mbrojtjes ka marrë më shumë se 2.5 milionë kërkesa evakuimi nga Ukraina. "Në 24 orët e fundit, ne kemi arritur të evakuojmë më shumë se 31,000 civilë," tha ai, duke iu referuar refuzimit të regjimit ukrainas për të evakuuar civilët. Sipas Vasily Nebenzia, ka 70 anije në portet [ukrainas] që nuk mund të largohen për shkak të minave detare të vendosura nga regjimi ukrainas. Perëndimi, me mbështetjen e tij ushtarake për Ukrainën, po nxit konfliktin dhe po e shton zjarrin. “Ne kemi vendosur të mos kërkojmë votim për projekt-rezolutën për situatën humanitare në Ukrainë, por nuk do ta tërheqim atë”, tha ai.