1081 civilë të vrarë në luftën në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i124430-1081_civilë_të_vrarë_në_luftën_në_ukrainë
Kombet e Bashkuara thonë se deri më tani 1081 civilë janë vrarë në luftimet në Ukrainë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 26, 2022 02:50 Europe/Tirane
  • 1081 civilë të vrarë në luftën në Ukrainë

Kombet e Bashkuara thonë se deri më tani 1081 civilë janë vrarë në luftimet në Ukrainë.

Lufta e Ukrainës tashmë ka hyrë në ditën e saj të 30-të dhe deri më tani 25 vende kanë dërguar armë të ndryshme ushtarake në Kiev. Rusët këmbëngulin se nuk kanë ndërmend të pushtojnë Ukrainën. Sipas IRNA, Kombet e Bashkuara në një raport të premten njoftuan se 1707 civilë të tjerë janë plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë.  Duke koinciduar me kërkesat e përsëritura të Ukrainës për t'u bashkuar me NATO-n dhe marrjen e ndihmës shumëmilionëshe nga Perëndimi, pas lëvizjeve të fundit perëndimore pranë kufirit rus, Presidenti Vladimir Putin më 24 shkurt iu përgjigj një kërkese për ndihmë ushtarake nga presidentët e Donetskut dhe Lohanskut në Ukrainën lindore dhe urdhëroi nisjen e një ofensive ushtarake në rajonin e Donbasit. Pas kësaj, avionët luftarakë rusë, sistemet e artilerisë dhe raketave shënjestruan pozicionet ushtarake ukrainase. Putin theksoi se sulmi ishte një përpjekje për çarmatimin e Ukrainës. Presidenti rus gjithashtu ka paralajmëruar se veprimet perëndimore në dërgimin e armëve dhe mercenarëve në Ukrainë janë faktor për gjakderdhje. Vendet perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, kanë ofruar mbështetje të gjerë financiare dhe ushtarake për qeverinë ukrainase në vitet e fundit dhe kanë vazhduar të ofrojnë mercenarë që nga fillimi i konfliktit.