Çavushoglu: Nuk do t'i japim sistemin raketor S-400 Ukrainës
(last modified Sun, 27 Mar 2022 12:30:27 GMT )
Mars 27, 2022 14:30 Europe/Tirane
  • Çavushoglu: Nuk do t'i japim sistemin raketor S-400 Ukrainës

Ministri i punëve të jashtme të Turqisë ka thënë se Ankaraja nuk do t'i japë sistemin raketor S-400 Ukrainës të cilin e ka blerë më parë nga Rusia.

Mevlyt Çavushoglu, ministri i punëve të jashtme të Turqisë, në forumin ndërkombëtar të Dohas, duke komentuar në lidhje me kërkesën e disa analistëve amerikanë që kanë bërë ndaj Turqia, ka thënë: "Sistemi raketor S-400 i është dorëzuar Ankarasë dhe disa kërkojnë nga Turqia që tani të dërgojë sistemin raketor S-400 në Ukrainë, mirëpo një gjë e tillë nuk mund të ndodhë në asnjë mënyrë. Ankaraja ka nevojë për më shumë sisteme raketore të mbrojtjes ajrore dhe nëse nuk do të mund t'i blejë ato nga aleatet e saj, do t'i referohet burimeve të tjera".

Çavushoglu duke thënë se Ankaraja do të vazhdojë përpjekjet për të ndërmjetësuar në konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë, por vendimin përfundimtar do ta marrin Moska dhe Kievi, deklaroi: "Ukraina tanimë e ka kuptuar se nuk mund të bëhet anëtare e NATO-s dhe shumë prej vendeve anëtare të NATO-s, gjithashtu janë kundër anëtarësimit të Ukrainës dhe Gjeorgjisë në Aleancën Veri-Atlantike (NATO). Ukraina nuk ka këtë shans që të zgjedhë njërën anë mes Perëndimit dhe Rusisë, por duhet të ndjekë një politikë të ekuilibrit".

Ministri i jashtëm i Turqisë duke pohuar këtë fakt se në mesin e shteteve anëtare të NATO gjithnjë ekziston mosmarrëveshje në lidhje me përgjigjen ndaj Rusisë dhe lëshimit të deklaratave të përbashkëta, në lidhje me veprimtarinë e oligarkëve rusë në Turqi, tha: "Ne në vendin tonë i lejojmë të gjitha aktivitetet e ligjshme dhe pengojmë çfarëdo lloj aktiviteti të paligjshëm, mirëpo ne nuk do të marrim pjesë në sanksionet e Evropës".

Tags