Finlanda: Anëtarësimi në NATO, rrezik për tensione të përhershme me Rusinë
(last modified Sun, 27 Mar 2022 13:07:27 GMT )
Mars 27, 2022 15:07 Europe/Tirane
  • Finlanda: Anëtarësimi në NATO, rrezik për tensione të përhershme me Rusinë

Presidenti i Irlandës ka deklaruar se anëtarësimi i këtij vendi në Aleancën Veri-Atlantike (NATO), shkakton rritjen e tensioneve të përhershme me Rusinë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sauli Niinisto, presidenti i Finlandës, në një intervistë me kanalin televiziv YLE TV1, deklaroi: "Anëtarësimi i Finlandës në NATO do të shkaktojë rritjen e tensioneve të përhershme me Rusinë në kufijtë e të dy vendeve".

Sauli Niinisto pretendoi se dobitë e anëtarësimit të mundshëm të Finlandës në NATO natyrisht janë më shumës e sa dëmet dhe kërcënimet e mundshme që ndodhen para këtij vendi në këtë rrugë.  Presidenti i Finlandës shtoi: "Dobia më e rëndësishme e anëtarësimit në NATO mund të jetë ndikimet parandaluese dhe mbrojtëse të saj, mirëpo nga ana tjetër, një gjë e tillë mund të shoqërohet me lloje të ndryshme të rreziqeve hakmarrëse të Rusisë. Vendimmarrja në lidhje me kërkesën për anëtarësim në NATO është në përgjegjësi të Parlamentit të Finlandës dhe për këtë arsye vendimmarrësit politik dhe i gjithë populli i Finlandës duhet të vetëdijesohen për pasojat e mundshme dhe të ndryshme të anëtarësimit të këtij vendi në NATO".

Vlen të theksohet se Finlanda është në kufi me Rusinë dhe kërkon anëtarësimin në NATO. Kjo është në kohën kur Rusia shumë herë ka paralajmëruar në lidhje me anëtarësimin e Finlandës në NATO duke paraqitur kërcënim me pasoja politike dhe ushtarake.

Tags