Kina vendos kufizime vizash për disa zyrtarë amerikanë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i124762-kina_vendos_kufizime_vizash_për_disa_zyrtarë_amerikanë
Ministria e Jashtme e Kinës njofton kufizime të vizave për disa zyrtarë amerikanë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 01, 2022 05:46 Europe/Tirane
  • Kina vendos kufizime vizash për disa zyrtarë amerikanë

Ministria e Jashtme e Kinës njofton kufizime të vizave për disa zyrtarë amerikanë.

Administrata e Presidentit Joe Biden që nga marrja e detyrës ka ndjekur politikat e administratës Trump ndaj Kinës dhe së fundmi miratoi fondin prej qindra miliarda dollarë në projektligjin e buxhetit ushtarak amerikan, një pjesë e konsiderueshme e të cilit i është kushtuar Kinës. Sipas Reuters, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze tha se Pekini ka vendosur të kufizojë dhënien e vizave për disa zyrtarë amerikanë, në përgjigje të masës së SHBA për të kufizuar vizat për disa zyrtarë kinezë. Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken njoftoi këtë muaj se Uashingtoni kishte kufizuar dhënien e vizave për disa zyrtarë kinezë të përfshirë në "masa shtypëse" kundër grupeve etnike dhe pakicave fetare.