Evropianët shprehin shqetësimin për ndërprerjen e gazit rus
Zyrtarët e qeverive evropiane dhe kompanitë private kanë paralajmëruar për pasojat e ndërprerjes së furnizimit me gaz nga Rusia, duke thënë se do të ishte e pamundur ose shumë e shtrenjtë për disa vende për ta zëvendësuar atë.
Kryeministri hungarez Viktor Urban ka thënë se zëvendësimi i gazit rus me gazin amerikan është i gabuar. "Nëse Rusia shkurton eksportet e saj të gazit, Hungaria nuk do të ketë gaz," tha ai, duke shtuar se 85% e gazit të Hungarisë dhe 64% e naftës së saj vijnë nga Rusia. Alfred Stern, drejtori i kompanisë austriake të naftës dhe gazit OMV, gjithashtu tha se disa vende evropiane mund të mbijetojnë pa gazin rus, por Austria nuk mund t'i zgjidhë problemet e saj energjetike këtë vit duke importuar LNG ose gaz natyror të lëngshëm. Martin Brodermüller, drejtor i kompanisë gjermane të industrisë kimike BASF, e ka quajtur një veprim të papërgjegjshëm mospagimin e gazit me rublën Ruse, pasi zyrtarët gjermanë njoftuan se nuk pranojnë kërkesën e Rusisë që të paguajnë në rubla. Martin Brodermüller gjithashtu tha se ndërprerja e gazit rus mund të jetë kriza më e keqe ekonomike në Gjermani që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Të enjten e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një direktivë për pagesën e gazit rus nga vendet jo mike, sipas së cilës pagesa e gazit rus do të jetë e mundur vetëm në rubla.