Myslimanët francezë të pakënaqur me Emmanuel Macron
Në prag të zgjedhjeve presidenciale franceze, myslimanët francezë thonë se Macron e ka shndërruar islamofobinë në një diskriminim të organizuar dhe për këtë arsye ata nuk do të votojë për të.
Shumë myslimanë francezë besojnë se Emmanuel Macron përkundër asaj që pretendonte në 2017, nuk është një politikan moderator. Nëse Nicola Sarkozy e prezantoi islamofobinë në Francë dhe François Hollande e bëri këtë fenomen negativ të pranueshëm në mediat kryesore, Emmanuel Macron e shndërroi islamofobinë në një diskriminim të organizuar. Macron shumë shpejt dekretin për gjendje emergjente të Hollande, e shndërroi në ligj. Myslimanët janë objektivi kryesor dhe ndoshta viktima e vetme e ligjit për gjendje emergjente. Macron gjithashtu u përpoq të miratonte një ligj në 2021 që ndalonte hixhabin për fëmijët myslimanë. Kjo është një shkelje e qartë e Kushtetutës së Francës dhe lirisë fetare. Ky veprim i presidentit francez ishte aq i keq sa që edhe Kombet e Bashkuara dhe mediat në gjuhën angleze e kritikuan atë.
Tani një muaj para zgjedhjeve presidenciale, rreth 100 xhami në Francë u sulmuan. Gjithashtu deri më tani, rreth 12 xhami janë mbyllur. Disa organizata islamike gjithashtu janë mbyllur ose janë dëbuar tërësisht. Raportet e fundit tregojnë se mbyllja e këtyre xhamive dhe aktiviteteve islame nuk u bazua në asnjë prove.