Makron dhe Le Pen do përballen në raundin e dytë
Qytetarët francezë iu drejtuan të dielën kutive të votimit për të votuar në raundin e parë zgjedhjeve presidenciale, ku u konfirmuan dy kandidatët të cilët do të përballen në raundin e dytë.
Presidenti Emanuel Makron dhe Marin Le Pen do të jenë dy kandidatët të cilët do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, një përsëritje e zgjedhjeve të 2017-s, ku Makron arriti të fitonte ndaj politikanës se ekstremit të djathtë. Qendrat e votimit u mbyllën në orën 18:00, ndërsa në qytetet e mëdha si Parisi dhe Marseja ato u mbajtën hapur edhe më gjatë. Pjesëmarrja në këto votime ishte rreth 65%, më e ulëta kjo që nga viti 2002. Macron kryesoi raundin e parë me 28,5 për qind, i ndjekur nga Marin Le Pen me 24,4 për qind. Makron konsiderohet favorit për të fituar një mandate të dytë, por sipas rezulateteve të raundit të parë rivalja e tij, Marin Le Pen, ka ngushtuar epërsinë dhe të dy mund të kenë një përballje të fortë në balotazhin e 24 prillit.