OKB-ja kundërshton zhvendosjen e emigrantëve nga Britania në Afrikë
Kombet e Bashkuara kanë kundërshtuar dhe kanë shprehur shqetësimet e tyre të mëdha në lidhje me dërgimin e emigrantëve dhe azilkërkuesve nga Britania në Ruanda.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se detajet e këtij plani duheshin të prezantoheshin dje nga kryeministri britanik. Në të njëjtën kohë, ministrja e brendshme e Britanisë, Pretty Patel ka shkuar në Ruandë për të nënshkruar marrëveshje në lidhje me këtë çështje.
Qeveria britanike pretendon se numri i emigrantëve të paligjshëm përmes kanalit anglez do të arrijë në një mijë në ditë nëse nuk merren masa.
Sipas raporteve të publikuara vitin e kaluar, 28.526 persona kaluan Kanalin Anglez me varka të vogla.
Ky numër ishte 8.404 në vitin 2020. Pas daljes nga Bashkimi Evropian, Britania është përballur me një rritje të hyrjes së paligjshme të emigrantëve përmes Kanalit Anglez dhe ka kërkuar zgjidhje të ndryshme për t'u përballur me këtë problem.
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) tha në një deklaratë se kundërshton fuqishëm marrëveshjen mes Britanisë dhe Ruandës, e cila u publikua dje për transferimin e emigrantëve të paligjshëm dhe azilkërkuesve nga Britania në këtë vend afrikan.
Për ta ndalur tendencën në rritje të imigracionit të paligjshëm përmes Kanalit Anglez, qeveria britanike po kërkon të zhvendosë emigrantët në Ruanda të Afrikës për të shqyrtuar të ashtuquajturat dosjet e imigracionit.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson e ka quajtur këtë veprim aspektet ligjore të të cilit janë akoma të paqarta, si kundërpërgjigje ndaj trafikantëve të këqij që e kanë kthyer detin në një varrezë për emigrantët.