Vazhdon arrestimi i emigrantëve në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i125682-vazhdon_arrestimi_i_emigrantëve_në_turqi
Roja Bregdetare Turke ka arrestuar sërish 27 emigrantë që dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në Turqi në brigjet e provincës Mugla.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 16, 2022 03:50 Europe/Tirane
  • Vazhdon arrestimi i emigrantëve në Turqi

Roja Bregdetare Turke ka arrestuar sërish 27 emigrantë që dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në Turqi në brigjet e provincës Mugla.

Roja Bregdetare Turke identifikoi dhe arrestoi 27 emigrantët në një operacion në brigjet e qytetit Datcha në provincën Mugla.  Roja Bregdetare Turke thotë se të huajt po planifikonin të largoheshin ilegalisht nga Turqia me një gomone. Operacionet e forcave të sigurisë, xhandarmërisë dhe rojes bregdetare të kufirit turk, vazhdojnë akoma, për të parandaluar kështu emigracionin e jashtëligjshëm në të gjithë vendin.  Turqia është një nga rrugët kryesore për në Evropë. Kjo është arsyeja pse vendet evropiane kanë paguar tashmë miliarda dollarë për të parandaluar hyrjen e emigrantëve në kontinent. Por qeveria turke nuk e konsideron të mjaftueshme shumën e paguar nga Evropa.