Numërimi mbrapsht për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale franceze
Ka mbetur më pak se një javë deri në raundin e dytë të zgjedhjeve franceze. Presidenti aktual Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen, udhëheqëse e partisë së ekstremit të djathtë, po përpiqen të fitojnë më shumë vota duke ndryshuar disa nga pozicionet e tyre politike. Zgjedhjet franceze do të zhvillohen në një atmosferë bipolare.
Shumë qytetarë të këtij vendi janë të pakënaqur me performancën e Macron-it, por gjithashtu nuk besojnë në qëndrimet e mprehta të Le Pen. Në zgjedhjet e ardhshme janë të diskutueshme marrëdhëniet e Francës me Rusinë, lufta në Ukrainë, çështja e myslimanëve dhe emigrantëve që jetojnë në këtë vend. Le Pen ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj emigrantëve, veçanërisht ndaj myslimanëve, kështu që hixhabi i grave myslimane në Francë tani është bërë një çështje kryesore në debatin elektoral midis Macron dhe Le Pen. Le Pen e quajti mbulesën islame një formë monotonie dhe më parë kishte deklaruar se do ta ndalonte nëse fitonte zgjedhjet presidenciale. Por tani, Le Pen e ka moderuar qëndrimin e saj dhe këshilltarët e saj kanë thënë se Le Pen ka hequr dorë nga vendimi për ndalimin e përdorimit të hixhabit në publik dhe nuk e konsideron më atë prioritet. Por Macron ka thënë se nuk do të ndryshojë asnjë ligj. Ai po përpiqet të mbajë një qëndrim ndryshe nga Le Pen për çështjen e hixhabit. Gjatë presidencës së tij, me pretekstin e mbrojtjes së lirisë, mbrojti ndalimin aktual të hixhabit në shkolla si pjesë e parimeve laike të Francës. Le Pen, nga ana tjetër, ka ende probleme ligjore. Sipas një raporti të ri të paraqitur në drejtësinë franceze në mars, Marine Le Pen dhe të afërmit e saj janë akuzuar nga zyra evropiane kundër mashtrimit për përvetësim të rreth 600,000 € nga fondet publike evropiane gjatë përfaqësimit të saj në Parlamentin Evropian. Ndërkohë, kandidati i djathtë në zgjedhjet presidenciale franceze ka mbajtur një qëndrim tjetër për luftën në Ukrainë dhe marrëdhëniet me Rusinë. Duke deklaruar gatishmërinë për të forcuar lidhjet me Moskën, Le Pen tha se ishte në interesin e Francës dhe të Evropës të jetë aleate me Rusinë. “Nuk ka kuptim që Franca dhe vendet evropiane të vendosin sanksione ndaj Rusisë, sepse këto sanksione do të kenë pasoja të rënda për Evropën”, tha ajo. Në çdo rast, zgjedhjet e ardhshme janë një lojë fitim-humbje për ata francezë që brohorasin "as Macron, as Le Pen". Por një grup më i madh francezësh në zgjedhjet presidenciale duhet të zgjedhin midis "zemërimit për veprimet e Macron" ose "panikut për politikat ekstremiste të Le Pen".