Vizita e afërt e Presidentit të Turqisë në Iran
Konsulli i Përgjithshëm turk në Tabriz, qendër e provincës Azerbajxhani Lindor të Iranit, njoftoi vizitën e afërt të Presidentit turk në Teheran.
Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Tabriz, qendër e provincës së Azerbajxhanit Lindor, në veriperëndim të Iranit, të enjten, në një takim me Jounes Xhalili, kryetar i Dhomës së Tregtisë, Industrive, Minierave dhe Bujqësisë të Tabrizit, duke iu referuar të përbashkëtave kulturore mes dy vendeve si dhe potencialit të madh të Azerbajxhanit Lindor, theksoi nevojën e shfrytëzimit të këtyre kapaciteteve dhe tha: Duhet të bëhen përpjekje për të zgjeruar bashkëpunimin dypalësh. Duke iu referuar shpejtësisë së lartë të ndryshimeve në ekonominë globale dhe nevojës për të ecur në këtë drejtim, Cetin Tanner shtoi se kompanitë turke duan të investojnë në Tabriz. “Tahir Dingil”, atasheu tregtar i Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Tabriz, e konsideroi të domosdoshëm edhe shkëmbimin e delegacioneve të biznesit ndërmjet dhomave të tregtisë të dy vendeve për shkak të reduktimit të kufizimeve të virusit Korona.