Vazhdimi i eksporteve të gazit rus në Evropë
Pavarësisht luftës së vazhdueshme mes Kievit dhe Moskës, kompania shtetërore ruse e gazit Gazprom ka njoftuar se eksportet e gazit drejt Evropës vazhdojnë përmes territorit të Ukrainës.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se kompania Gazprom e Rusisë në një deklaratë, konfirmoi: "Kompania me kërkesë të konsumatorëve evropianë, do të vazhdojë të furnizojë me gaz natyror të nevojshëm vendet evropiane përmes territorit të Ukrainës".
Kompania shtetërore ruse e gazit në këtë deklaratë, shtoi: “Sot, të dielën me 1 maj, sasia e kërkesave të vendeve evropiane për import të gazit nga Rusia ishte 97,2 milionë metra kub, që tregon një rritje prej 71,7 milionë metra kub krahasuar me të shtunën”.
Ndërkohë ministri i punëve të jashtme të Hungarisë Pieter Siarto kohët e fundit kritikoi qasjen mashtruese të shteteve evropiane për blerjen e gazit rus, duke thënë se shumë kompani perëndimore kishin pranuar kushtet e Rusisë për të paguar gazin, por nuk e bënë publike një gjë të tillë.
Ai shtoi se vendet evropiane nuk kanë një qëndrim të përbashkët për pagesën e gazit rus në rubla. Hungaria është e sinqertë për këtë dhe është e natyrshme që ajo të paguajë gazin në rubla, në mënyrë që të mos ketë probleme me ndaljen e gazit.
Presidenti rus Vladimir Putin në mars lëshoi një dekret ku thuhet se të gjitha pagesat për gazin rus duhet të bëhen në rubla. Dekreti u bën thirrje importuesve rus të gazit rus që edhe pagesat në euro dhe dollarë gjithashtu t'i bëjnë duke hapur një llogari në Gazprom Bank, e cila është sanksionuar nga disa vende perëndimore.
Pas fillimit të sulmeve ushtarake të Rusisë ndaj Ukrainës, vendet perëndimore goditen me sanksione sektorin publik dhe privat rus, në përgjigje të të cilit Moska kërkoi pagesën e gazit në rubla për të ruajtur fuqinë e monedhës së saj kombëtare kundrejt monedhave të tjera.