Gazetari rus: Mjafton një raketë ruse Sarmat për të fundosur Britaninë
(last modified Wed, 04 May 2022 10:16:20 GMT )
May 04, 2022 12:16 Europe/Tirane
  • Gazetari rus: Mjafton një raketë ruse Sarmat për të fundosur Britaninë

“Britania është një ishull i vogël që një raketë ruse Sarmat mjafton për ta fundosur përgjithmonë”, tha një gazetar rus në reagim ndaj  të kërcënimeve të fundit britanike.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, gazetari rus Dmitry Kisilov të martën në një program televiziv, reagoi ndaj kërcënimeve të fundit britanike kundër Rusisë duke thënë se Rusia mund ta mbysë Britaninë dhe zhytur atë në thellësi të detit. Duke folur në një program në Kanalin e Parë të Rusisë, Kisilov i bëri komentet në reagim ndaj kërcënimeve të fundit britanike kundër Rusisë. “Pse po e kërcënojnë Rusinë e Madhe me armët e tyre bërthamore, kur ato janë vetëm një ishull i vogël dhe raketa Sarmat që Rusia zbuloi së fundmi, mund ta fundos Britaninë thellë në det?”. Kisilov shtoi: Raketa Sarmat është raketa më e fuqishme në botë dhe mjafton një raketë për të shkatërruar një zonë me madhësinë e Teksasit apo Britanisë. Raketa ruse Sarmat është e aftë të mbajë 10 ose më shumë koka bërthamore dhe mund të godasë caqet mijëra milje larg, në Shtetet e Bashkuara ose Evropë. Në një bisedë me Volodymyr Zelensky, kryeministri britanik Boris Johnson kohët e fundit tha se Londra do të ofrojë më shumë ndihmë ushtarake të mbrojtjes, duke përfshirë dronë dhe armë anti-tank, për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës kundër agresionit rus.  Stërvitja ushtarake e trupave ukrainase në tokën britanike gjithashtu filloi që kur mbështetja e kryeministrit Boris Johnson për Kievin u rrit.

Tags