Hungaria nuk mbështet sanksionet e BE-së kundër Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i126754-hungaria_nuk_mbështet_sanksionet_e_be_së_kundër_rusisë
Kryeministri hungarez tha se vendi i tij nuk do ta mbështesë paketën e re të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë në formën në të cilën ajo është prezantuar, duke përfshirë edhe embargon ndaj importeve të naftës së papërpunuar ruse.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 06, 2022 14:56 Europe/Tirane
  • Hungaria nuk mbështet sanksionet e BE-së kundër Rusisë

Kryeministri hungarez tha se vendi i tij nuk do ta mbështesë paketën e re të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë në formën në të cilën ajo është prezantuar, duke përfshirë edhe embargon ndaj importeve të naftës së papërpunuar ruse.

Në një intervistë për radion shtetërore hungareze, Orban tha se propozimi i Komisionit Evropian do të përbënte një “bombë bërthamore” të lëshuar mbi ekonominë hungareze, duke shtuar se Budapesti është i gatshëm për negociata nëse sheh një propozim të ri, që do t’i përshtatej interesave të Budapestit. Disa ditë më parë,  presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, prezantoi paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Në propozim përfshihet heqja dorë nga furnizimet me naftën e papërpunuar ruse brenda gjashtë muajsh, ndërkaq nga produktet e rafinuara deri në fund të vitit. Kjo pako e gjashtë e sanksioneve të bllokut evropian, në mënyrë që të hyjë në fuqi, kërkon miratimin unanim të 27 shteteve të BE-së. Megjithatë, qeveria hungareze ka paralajmëruar se nuk do të lejojë që kostoja e luftës në Ukrainë të paguhet nga populli hungarez.