Maroku dhe Spanja bien dakord të parandalojnë fluksin e emigrantëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i126826-maroku_dhe_spanja_bien_dakord_të_parandalojnë_fluksin_e_emigrantëve
Spanja dhe Maroku të shtunën ranë dakord të punojnë ngushtë së bashku për të luftuar emigracionin e paligjshëm në vendet anëtare të BE-së.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 08, 2022 03:44 Europe/Tirane
  • Maroku dhe Spanja bien dakord të parandalojnë fluksin e emigrantëve

Spanja dhe Maroku të shtunën ranë dakord të punojnë ngushtë së bashku për të luftuar emigracionin e paligjshëm në vendet anëtare të BE-së.

Sipas Deutsche Welle, raund i ri i tensioneve dhe krizës në marrëdhëniet diplomatike mes Spanjës dhe Marokut ka përfunduar pas bisedimeve të muajve të fundit mes zyrtarëve të lartë të dy vendeve. Maroku është vendi më i afërt afrikan me kontinentin Evropian dhe është pika më e rëndësishme e tranzitit për azilkërkuesit dhe emigrantët e paligjshëm drejt vendeve evropiane për shkak të vendndodhjes së tij përgjatë ngushticës së Gjibraltarit. Në deklaratën e përbashkët theksohet se riatdhesimi i emigrantëve të paligjshëm është një çështje shumë e rëndësishme dhe se Maroku do të përfitojë nga ndihma financiare dhe mbështetja e BE-së për të parandaluar hyrjen e emigrantëve në Spanjë. Megjithatë, Maroku ka përdorur vazhdimisht presionin e azilkërkuesve për të fituar më shumë pikë se Spanja. Në atë që disa vëzhgues e quajnë si një kthesë historike, Spanja kohët e fundit miratoi planin e Marokut për t'i dhënë autonomi Saharasë Perëndimore. Ky rajon është një nga ish-kolonitë spanjolle në Afrikë.  Me miratimin e planit për autonominë e Saharasë Perëndimore nga Spanja, është zgjidhur një nga mosmarrëveshjet mes Madridit dhe Rabatit.