Restaurimi i statujës së Hakim Abolghasem Ferdousi në kryeqytetin italian
Statuja e Hakim Abolgasem Ferdousi, poetit të famshëm iranian, është pastruar dhe restauruar në Romë, kryeqytetin e Italisë, me rastin e ditës së përkujtimit të këtij poeti epik.
15 maji është regjistruar në kalendarin kombëtar të Iranit si dita e përkujtimit të “Hakim Abolghasem Ferdousi”, poetit më të madh të Iranit dhe botës. Hakim Abolghasem Ferdousi lindi në vitin 329 hixhri në fshatin "Baj" të qytetit historik Toos në provincën e Khorasan Razavi dhe njihet si poti më i madh iranian dhe persian. Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, statuja e Hakim Abolghasem Ferdousi, e cila është vendosur në një shesh me të njëjtin emër në Romë, kryeqyteti i Italisë, është restauruar nga Bashkia e Romës me përpjekjet e vazhdueshme të Këshilltarit Kulturor të Ambasadës iraniane në Itali. Statuja e Hakim Abolghasemit, poetit më të madh iranian, u pastrua nga një grup mjeshtërish me përvojë italianë dhe u restaurua 15 ditë përpara ditës së përkujtimit të Ferdousit në Iran. Statuja e Ferdousit, e cila është prej mermeri të bardhë dhe është një metër e 85 centimetra e lartë, është vepër e Mjeshtrit Abolhassan Sedighi, një skulptori i madh iranian, e cila u vendos në vitin 1958 në sheshin Ferdousi në Romë.