Rusia kërcënon kundër anëtarësimit të Suedisë në NATO
(last modified Tue, 17 May 2022 08:29:51 GMT )
May 17, 2022 10:29 Europe/Tirane
  • Rusia kërcënon kundër anëtarësimit të Suedisë në NATO

Ministria e Jashtme e Rusisë në një deklaratë të hënën tha se Rusia do të ndërmarrë veprime në aspektin teknik, ushtarak dhe çështje të tjera kundër anëtarësimit të Suedisë në NATO dhe për të adresuar kërcënimin e anëtarësimit të saj në aleancë.

Sipas agjencisë së lajmeve Tass, në deklaratë thuhet: Pranimi i Suedisë në NATO do të dëmtojë seriozisht sigurinë e Evropës veriore dhe të kontinentit në përgjithësi. Rusia do të ndërmarrë veprime në aspektin teknik, ushtarak dhe çështje të tjera kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së saj kombëtare. “Veprimet e Rusisë varen nga kushtet e anëtarësimit të Suedisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), duke përfshirë vendosjen e mundshme të armëve të NATO-s në tokën suedeze”, thuhet në deklaratë.  Ministria e Jashtme ruse shtoi: Politika e jashtme e Stokholmit, e cila është mbështetur në parimin e neutralitetit për më shumë se 200 vjet, gjatë dekadave të fundit ka qenë një faktor kryesor në stabilitetin dhe besimin në rajonin e Detit Baltik. Anëtarësimi në NATO nuk rrit sigurinë e Suedisë sepse askush nuk e kërcënon vendin. Por anëtarësimi i saj në NATO do të çojë në humbjen e pavarësisë në vendimet e politikës së jashtme. Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Riabkov e ka quajtur më parë përpjekjen e Finlandës dhe Suedisë për t'u anëtarësuar në NATO si një "gabim me pasoja të gjera". Kryeministrja suedeze Magdalena Anderson zyrtarisht dje njoftoi se vendi po anëtarësohet në NATO dhe se ky është vendimi më i mirë për sigurinë e Suedisë.  Finlanda ka njoftuar të njëjtin vendim, duke thënë se pas 30 ditësh do të anëtarësohet zyrtarisht në NATO. Me këtë vendim, Finlanda dhe Suedia do t'i japin fund neutralitetit të tyre prej dekadash. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg gjithashtu së fundmi tha se nëse të dy vendet vendosin t'i bashkohen organizatës, ata do të mirëpriten. Megjithatë, perspektiva e hakmarrjes ruse për Suedinë dhe Finlandën është shqetësuese. Pas shpalljes së këtyre vendimeve, kreu i Komisionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Këshillit të Federatës Ruse njoftoi forcimin e vijave kufitare me Finlandën. Si një nga vendet skandinave, Finlanda ka rreth një mijë kilometra kufi me Rusinë dhe është vendi i parë që ndan një kufi me Rusinë nëse anëtarësohet në NATO.

 


 

Tags