Austria kundërshton NATO-n
(last modified Wed, 18 May 2022 07:15:59 GMT )
May 18, 2022 09:15 Europe/Tirane
  • Austria kundërshton NATO-n

Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg ka thënë se nuk ka plane për t'u anëtarësuar në NATO (Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut).

Sipas faqes së internetit A News, ministri i Jashtëm austriak një grupi gazetarësh gjatë një fjalimi në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel u tha: “Austria ka një vendndodhje gjeografike të ndryshme, ne gjithashtu kemi histori të ndryshme dhe mendoj se kjo duhet të merret parasysh. Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg, tha se natyrisht kjo, nuk do të thotë se vendi i tij është neutral. "Neutraliteti është i pakuptimtë në një luftë agresive," deklaroi ai.  Pozicioni ynë është i qartë dhe ne mbështesim sanksionet kundër Rusisë. Dekalaratat erdhën pasi Suedia dhe Finlanda, të cilat, si Austria, mbajtën një qëndrim neutral dhe refuzuan të bashkohen me blloqe ushtarake si NATO, këtë javë aplikuan zyrtarisht për t'u bashkuar me NATO-n. Suedia dhe Finlanda, të cilat më parë kishin një qëndrim neutral, kohët e fundit thanë se po kërkonin t'i bashkoheshin aleancës së NATO-s. Kryeministrja suedeze Magdalena Anderson ka njoftuar se të mërkurën Suedia dhe Finlanda do të dorëzojnë kërkesën e tyre për anëtarësim në NATO.  Por Turqia është e shqetësuar për anëtarësimin e dy vendeve në NATO dhe ka shprehur vazhdimisht kundërshtimin e saj, duke thënë se arsyeja e këtij kundërshtimi është prania e grupeve terroriste në vendet skandinave.

Tags