Shtetet baltike me kërkesë konfidenciale për NATO-n
(last modified Wed, 18 May 2022 12:12:36 GMT )
May 18, 2022 14:12 Europe/Tirane
  • Shtetet baltike me kërkesë konfidenciale për NATO-n

Lituania, Letonia dhe Estonia i kanë bërë thirrje NATO-s që të dërgojë menjëherë 20.000 trupa në rajon në rast të një konflikti të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Gazeta amerikane "Washington Post" duke u bazuar në një plan të përbashkët sekret të shteteve të rajonit Baltik, ka shkruar: "Lituania, Letonia dhe Estonia i kanë bërë thirrje NATO-s të zbatojë një plan emergjence".
Thuhet se këto shtete i kanë bërë thirrje NATO-s që në rast të një konflikti të drejtpërdrejtë me Rusinë, të dërgojë menjëherë 20.000 trupa të Aleancës në rajon.
Tensionet mes shteteve baltike dhe Rusisë janë duke u shtuar gjithnjë e më tepër. Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë njoftoi dje se në reagim ndaj veprimeve armiqësore, do të tërhiqet nga Këshilli i Shteteve Baltike.
 Rusia thotë se shtetet perëndimore kanë monopolizuar këtë Këshill për qëllime oportuniste dhe po planifikojnë të zbatojnë programet e tyre në dëm të interesave të Rusisë.
Lituania, Letonia dhe Estonia u anëtarësuan zyrtarisht në NATO në vitin 2004 dhe shumica e qytetarëve të tyre mbështet një prani më të fortë të NATO-s në territorin e këtyre vendeve.
Këto shtete ishin pjesë e Rusisë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe tani janë të cenueshme nga pikëpamja strategjike për shkak të madhësisë së tyre të vogël dhe popullsisë së vogël.
Sondazhet tregojnë se 71% e estonezëve dhe 66% e lituanezëve i frikësohen luftës.

Tags